FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË

 

Drejtuar:          Subjekteve te interesuar

 

Agrokredit sh.a njofton se do të kryejë procedurën me objekt: Marrja me qera të zyrave për degët e  Agrokredit sh.a si poshtë vijon:

 

NR Qyteti MINIMUMI I SIPERFAQJES M2 SE AMBIENTIT
1 Tirane 28.8
2 Rrogozhine 19.2

 

  1. Kerkesat qe duhet te plotësojë ambientet qe do të merrën me qira (Specifikimet teknike):

 

– Siperfaqja e ambjenteve (zyrave) te jete jo me pak se sipërfaqja e dhënë në tabelën e mësipërme, ne menyre qe te mundesoje aktivitetin e punes per punonjesit e Agrokredit sh.a. dhe klientet.

 

– Ambientet të kenë te siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike dhe uje me matës të dedikuar dhe të ketë sistem ngrohje dhe ftohje të instaluar.

 

– Ambientet te jene te kompletuar me instalimet elektrike. Pas nenshkrimit te kontrates se qirase me ofertuesin e shpallur fitues, do te behet kalimi i kontratave ne perdorues per Agrokredit sh.a per energjine elektrike dhe ujin. Per kete arsye ambienti i oferuar nuk duhet te kete detyrime te prapambetura te energjise elektrike dhe ujit.

 

– Ambjentet të jenë me dokumenta të rregullta ligjore, të mos ketë barrë hipotekore ose sekuestro.

 

– Te jete brenda qyteteve të pasqyruar në tabelën e mësipërme, preferohet afer tregjeve te   fermereve, si dhe hyrja në godinë të garantojë shikueshmëri dhe aksesueshmëri të mirë për përfitimin e shërbimeve.

 

– Ambientet e zyrave duhet te jene te boshatisur të ketë ndriçim natyral dhe të ketë tualet të kompletuar me hidrosanitare.

 

– Afati i qeramarrjes do te jete 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontrates, me mundesi rinovimi ne rast dakordesimi me shkrim nga palet.

 

  1. Data e dorëzimit të ofertave: 20.09.2021 ora: 12:00.

Vendi: Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë.

 

  1. Subjektet e interesuara duhet te paraqesin:
  • Formularin e Ofertes
  • Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike
  • Dokumentat e pronesise se siperfaqes se ambientit
  • Nese ofertuesi nuk eshte pronar i siperfaqes, duhet te paraqese prokuren qe e autorizon per ta dhene me qera.
  • Deklaratë mbi konfliktin e interesave

(Shenim: Ҫmimi i ofruar duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.)

Subjektet duhet te paraqesin oferten dhe dokumentacionin e lartpërmendur te kerkuar veçmas për secilin nga qytetet ne te cilin ndodhet ambjenti qe ofrojne me qira.

Oferta dhe dokumentacioni me poste ose pranë institucionit, e mbyllur me ngjitëse në zarf/a të firmosur ku shënohet: “Mos e hapni me përjashtim te rasteve kur është i pranishëm Komisioni i  procedurës   Marrja me qera të zyrave për degët e  Agrokredit sh.a   dhe jo para datës 20.09.2021 ora: 12:00. 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme ose mosplotesimi i kerkesave qe duhet te plotesoje ambienti, përbën kusht skualifikues.

 

Agrokredit sh.a perpara kualifikimit te ofertuesve rezervon te drejten te inspektoje nga afer objektet e ofruara me qira me qellim verifikimin e permbushjes  se kritereve te vendosura.

 

  1. Kriteri i përzgjedhjes së fituesit:  Çmimi më i ulët nga ofertuesit e kualifikuar.

Dokumentet e procedurës mund të tërhiqen pranë Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë;

 

Për sa më sipër jeni të ftuar të paraqisni ofertë për procedurën procedurën me objekt “Marrja me qera të zyrave për degët e  Agrokredit sh.a”.