Rrënjët e Agrokredit janë në vitin 1999 kur u krijua si një OJF (Institucion jo fitim prurës) nga qeveria shqiptare me emrin “Fondi Financimit të Zonave Malore – FFZM”.
Në vitin 2002 FFZM u shndërrua në Institucion Financiar jo Bankë.
Në vitin 2009 FFZM u shndërrua në shoqëri aksionere me emrin “Shoqeria e Parë Financiare e Zhvillimit – FAFDC”.
Në vitin 2019 shoqëria ndryshoi emrin në Agrokredit për ta përshtatur me misionin.
Qëllimi i krijimit të këtij Institucioni ishte dhënia akses në fonde dhe financime të popullsisë dhe sipërmarrjeve në zonat rurale dhe ato malore. Vetëm 4% e portofolit të kredive të bankave tregtare ka shkuar në financimin e individëve, familjeve, komuniteteve apo sipërmarrjeve rurale e sidomos atyre në zonat malore.
Nëpërmjet Agrokredit (ish FFZM dhe FAF) qeveria shqiptare ka krijuar akses në tregun financiar për rreth 7% të sipërmarrjeve dhe familjeve bujqësore.
Shoqëria ka përmbushur gjatë jetës së saj si misionin social edhe atë financiar.
Prej themelimit të vet shoqëria ka financuar mbi 30 mijë individë, familje dhe sipërmarrje kryesisht për një vlerë totale disbursimesh prej afro 90 milion euro.
Kapitali i paguar i shoqërisë në themelim ka qenë 1.14 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019 ishte 1.26 miliardë lekë me një rritje prej 51 milionë lekë.
Sot Agrokredit kryen veprimtarinë në 90% të territorit të vendit me 30 zyra dhe 133 punonjës.
Objektivi i Agrokredit është që deri në fund të vitit 2023 të financojë mbi 8 mijë subjekte për një vlerë totale 25 milion euro.