01 Feb Agrokredit sha kërkon:
Posted at 10:25h
in Lajme
FINANCIER/E TË PARË
- Ke diplomë dhe eksperiencë në Financë dhe Kontabilitet?
- Pëlqen sistemin bankar dhe financiar?
- Kërkon një punë ku statusi dhe pagesa të përshtaten?
- Meriton një sistem karriere që respekton aftësitë e tua?
Ne të mirëpresim.
Agrokredit është Institucion Financiar jo bankë me 21 vjet histori krijuar nga qeveria shqiptare.
Misioni ynë është kreditimi i individëve, familjeve dhe cdo sipërmarrje në zonat rurale e sub urbane.
Përshkrimi i punës:
- Të ndajë, koordinojë dhe supervizojë punën e kontabilistëve
- Të përgatisë raportet financiare dhe t’i raportojë tek drejtori/ja i/e Departamentit të Financës
Aftësitë e nevojshme;
- Diplomë në Financë Kontabilitet
- Të paktën 3 vjet eksperiencë në sistemin bankar apo financiar
- Njohuri shumë të mira të kontabilitetit bankar.
- Të zotërojë aktet ligjore e nënligjore kombëtare të kontabilitetit dhe IFRS
- Të zbatojë me korrektësi rregulloret e Bankës së Shqipërisë
Apliko në: hr@agrokredit.al
Adresa: Rruga Elbasanit 187, Sauk – Tiranë
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 22/02/2021