FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË

Tiranë më 15.01.2021

Drejtuar: Subjekteve te interesuar

Agrokredit sh.a njofton se do të kryejë procedurën me objekt: Marrja me qera e nje zyre për degën Shkoder te shoqërisë Agrokredit sh.a”.

  1. Kerkesat qe duhet te plotësojë ambienti (Specifikimet teknike):

-Siperfaqja e ambjentit (zyres) te jete jo me pak se 24 metra katror, ne menyre qe te mundesoje aktivitetin e punes per 2 punonjes.

– Ambienti të ketë te siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike me matës të dedikuar dhe të ketë sistem ngrohje të instaluar.

-Objekti të jetë me dokumenta të rregullta ligjore, të mos ketë barrë hipotekore ose sekuestro.

-Te jete brenda qytetit te Shkodres, preferohet afer tregjeve te   fermereve, si dhe hyrja në godinë të garantojë shikueshmëri dhe aksesueshmëri të mirë për përfitimin e shërbimeve.

-Ambienti i zyres duhet te jete i boshatisur të ketë ndriçim natyral dhe të ketë tualet të kompletuar me hidrosanitare.

-Afati i qeramarrjes do te jete 12 muaj nga data e fillimit te kontrates.

  1. Data e dorëzimit të ofertave: 22/01/2021 ora: 12:00.

Vendi: Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë.

  1. Operatoret Ekonomike duhet te paraqesin:
  • Formularin e Ofertes
  • Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike
  • Dokumentat e pronesise se siperfaqes se ambientit
  • Nese ofertuesi nuk eshte pronar i siperfaqes, duhet te paraqese prokuren qe e autorizon per ta dhene me qera.
  • Deklaratë mbi konfliktin e interesave

(Shenim: Ҫmimi i ofruar duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.)

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme ose mosplotesimi i kerkesave qe duhet te plotesoje ambienti, përbën kusht skualifikues.

  1. Kriteri i përzgjedhjes së fituesit:  Çmimi më i ulët nga ofertuesit e kualifikuar .

Dokumentet e procedurës mund të tërhiqen pranë Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë;
Për sa më sipër jeni të ftuar të paraqisni ofertë për procedurën procedurën me objekt “Marrja me qera e nje zyre për degën Shkoder te shoqërisë Agrokredit sh.a”.