07 Dec FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË
FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË
Drejtuar: Subjekteve te interesuar
Agrokredit sh.a njofton se do të kryejë procedurën me objekt: “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a” si poshtë vijon:
NR | DEGA | SIP M2 MINIMUM |
1 | Kukës | 19.2 |
2 | Peshkopi | 19.2 |
3 | Tropojë | 19.2 |
4 | Has | 19.2 |
5 | Pukë | 19.2 |
6 | Rreshen | 19.2 |
7 | Burrel | 19.2 |
8 | Shkoder | 24 |
9 | Berat | 33.6 |
10 | Skrapar | 19.2 |
11 | Tepelenë | 19.2 |
12 | Gjirokastër | 19.2 |
13 | Sarandë | 19.2 |
14 | Përmet | 19.2 |
15 | Erseke | 19.2 |
16 | Korcë | 24 |
17 | Pogradec | 24 |
18 | Librazhd | 19.2 |
19 | Vlorë | 28.8 |
20 | Elbasan | 28.8 |
21 | Lushnjë | 38.4 |
22 | Gramsh | 19.2 |
23 | Durrës | 19.2 |
24 | Kavajë | 28.8 |
25 | Fier | 38.4 |
26 | Devoll | 19.2 |
27 | Lezhe | 19.2 |
28 | Kombinat | 28.8 |
- Kerkesat qe duhet te plotësojë ambientet qe do të merrën me qira (Specifikimet teknike):
– Siperfaqja e ambjenteve (zyrave) te jete jo me pak se sipërfaqja e dhënë në tabelën e mësipërme, ne menyre qe te mundesoje aktivitetin e punes per punonjesit e Agrokredit sh.a. dhe klientet.
– Ambientet të kenë te siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike dhe uje me matës të dedikuar dhe të ketë sistem ngrohje dhe ftohje të instaluar.
– Ambientet te jene te kompletuar me instalimet elektrike. Pas nenshkrimit te kontrates se qirase me ofertuesin e shpallur fitues, do te behet kalimi i kontratave ne perdorues per Agrokredit sh.a per energjine elektrike dhe ujin. Per kete arsye ambienti i oferuar nuk duhet te kete detyrime te prapambetura te energjise elektrike dhe ujit.
– Ambjentet të jenë me dokumenta të rregullta ligjore, të mos ketë barrë hipotekore ose sekuestro.
– Te jete brenda qyteteve të pasqyruar në tabelën e mësipërme, preferohet afer tregjeve te fermereve, si dhe hyrja në godinë të garantojë shikueshmëri dhe aksesueshmëri të mirë për përfitimin e shërbimeve.
– Ambientet e zyrave duhet te jene te boshatisur të ketë ndriçim natyral dhe të ketë tualet të kompletuar me hidrosanitare.
– Afati i qeramarrjes do te jete deri ne daten 31 dhjetor 2023, me mundesi rinovimi ne rast dakordesimi me shkrim nga palet.
- Data e dorëzimit të ofertave: 19.12.2022 ora: 12:00.
Vendi: Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë.
- Subjektet e interesuara duhet te paraqesin:
Formularin e Ofertes
Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike
Dokumentat e pronesise se siperfaqes se ambientit
Nese ofertuesi nuk eshte pronar i siperfaqes, duhet te paraqese prokuren qe e autorizon per ta dhene me qera.
Deklaratë mbi konfliktin e interesave
(Shenim: Ҫmimi i ofruar duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.)
Subjektet duhet te paraqesin oferten dhe dokumentacionin e lartpërmendur te kerkuar veçmas për secilin nga qytetet ne te cilin ndodhet ambjenti qe ofrojne me qira.
Oferta dhe dokumentacioni me poste ose pranë institucionit, e mbyllur me ngjitëse në zarf/a të firmosur ku shënohet: “Mos e hapni me përjashtim te rasteve kur është i pranishëm Komisioni i procedurës “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a” dhe jo para datës 19.12.2022 ora: 12:00.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme ose mosplotesimi i kerkesave qe duhet te plotesoje ambienti, përbën kusht skualifikues.
Agrokredit sh.a perpara kualifikimit te ofertuesve rezervon te drejten te inspektoje nga afer objektet e ofruara me qira me qellim verifikimin e permbushjes se kritereve te vendosura.
- Kriteri i përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët nga ofertuesit e kualifikuar.
Për sa më sipër jeni të ftuar të paraqisni ofertë për procedurën procedurën me objekt “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a”.
FORMULARI I OFERTËS
Emri i Ofertuesit_____________________
Për: Agrokredit sh.a
Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë
* * *
Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a”.
* * *
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, une/ne, i nenshkruari/të nënshkruarit, deklarojmë se:
Çmimi i ofertës sonë për dhënien me qira të një ambjenti për degën e Agrokredit sh,a në qytetin e ____________________ është __________________________________ leke ne muaj përfshirë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi;
Nënshkrimi i ofertuesit ______________
Vula ______________
DEKLARATË MBI PËRMBUSHJEN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE
Deklaratë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit publik, që do të zhvillohet në datë 20.12.2021 nga Autoriteti Kontraktor Agrokredit sh.a me objekt: “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a”.
Unë i nënshkruari _______________________,me cilësinë e _____________________________ deklaroj se:
Përmbushim të gjitha specifikimet teknike, të përcaktuara në dokumentat e tenderit.
Data e dorëzimit të deklaratës ________________
Përfaqësuesi i ofertuesit
Nënshkrimi
Vula
DEKLARATË
Mbi konfliktin e interesave
Deklaratë e ofertuesit pjesëmarrës në procedurën e prokurimit publik që do të zhvillohet në datë 19.12.2022 nga Autoriteti Kontraktor Agrokredit sh.a me objekt “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a”.
Konflikt i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejpërdrejtë ose të tërthortë që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
Në zbatim të nenit 21 pika 1 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve përcaktuar në Kreun III, Seksioni II, që iu ndalohet në mënyrë absolute të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga lidhja e kontratave me një palë një institucion publik janë:
– Presidenti i Republikës, Kryeministri, zvkryeministri, ministrat, ose zvministrat, Deputetet, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët e Prokurorët në nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë e në atë të Apelit, Avokati i Popullit, Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Anëtarët e Enteve Rregullatore, (Këshilli i Mbikqyrjes i Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zv/Guvernatorin; të konkurrencës, telekomunikacionit; energjisë; furnizimit me ujë; të sigurimeve; letrave me vlerë; mediave), Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo zyrtar tjetër, në çdo institucion publik, që është të paktën i barazvlefshëm për nga pozicioni me drejtorët e përgjithshëm, titullarët e institucioneve të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.
Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues sipas nenit 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32 të kreut të III, seksioni 2 të këtj ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë është një institucion i varësisë.
Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie (neni 21 pika 2 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005).
Ndalimet e përcaktuara në nenin 21 pika 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me përjashtimet përkatëse, zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin që në kuptim të këtij ligji janë bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi, fëmijë në moshë madhorë, prindërit e zyrtarit të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
Unë i nënshkruari _________________________________, me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik _______________deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:
Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Në përputhje me to deklaroj se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II te Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk zotëron interesa private në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me personin juridik që unë përfaqësoj.
Data e dorëzimit të deklaratës ________________
Emri, Mbiemri, Nënshkrimi
____________________________
Vula