11 Dec FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË
FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË
Drejtuar: Subjekteve te interesuar
Agrokredit sh.a njofton se do të kryejë procedurën me objekt: “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a” si poshtë vijon:
NR | DEGA | SIP M2 MINIMUM |
1 | Kukës | 19.2 |
2 | Peshkopi | 19.2 |
3 | Tropojë | 19.2 |
4 | Has | 19.2 |
5 | Pukë | 19.2 |
6 | Burrel | 19.2 |
7 | Shkoder | 24 |
8 | Berat | 33.6 |
9 | Skrapar | 19.2 |
10 | Tepelenë | 19.2 |
11 | Gjirokastër | 19.2 |
12 | Sarandë | 19.2 |
13 | Erseke | 19.2 |
14 | Korcë | 24 |
15 | Pogradec | 24 |
16 | Librazhd | 19.2 |
17 | Vlorë | 28.8 |
18 | Elbasan | 28.8 |
19 | Lushnjë | 38.4 |
20 | Gramsh | 19.2 |
21 | Durrës | 19.2 |
22 | Kavajë | 28.8 |
23 | Fier | 38.4 |
24 | Lezhe | 19.2 |
25 | Kombinat | 28.8 |
- Kërkesat që duhet të plotësojë ambientet që do të merrën me qira (Specifikimet teknike):
– Siperfaqja e ambjenteve (zyrave) të jetë jo më pak se sipërfaqja e dhënë në tabelën e mësipërme, në mënyrë që të mundësojë aktivitetin e punës për punonjësit e Agrokredit sh.a. dhe klientët.
– Ambientet të kenë te siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike dhe uje me matës të dedikuar dhe të ketë sistem ngrohje dhe ftohje të instaluar.
– Ambientet te jene te kompletuar me instalimet elektrike. Pas nenshkrimit te kontrates se qirase me ofertuesin e shpallur fitues, do te behet kalimi i kontratave ne perdorues per Agrokredit sh.a per energjine elektrike dhe ujin. Per kete arsye ambienti i oferuar nuk duhet te kete detyrime te prapambetura te energjise elektrike dhe ujit.
– Ambjentet të jenë me dokumenta të rregullta ligjore, të mos ketë barrë hipotekore ose sekuestro.
– Te jete brenda qyteteve të pasqyruar në tabelën e mësipërme, preferohet afer tregjeve te fermereve, si dhe hyrja në godinë të garantojë shikueshmëri dhe aksesueshmëri të mirë për përfitimin e shërbimeve.
– Ambientet e zyrave duhet te jene te boshatisur të ketë ndriçim natyral dhe të ketë tualet të kompletuar me hidrosanitare.
– Afati i qeramarrjes do te jete deri ne daten 31 dhjetor 2024, me mundesi rinovimi ne rast dakordesimi me shkrim nga palet.
- Data e dorëzimit të ofertave: 20.12.2023 ora: 12:00.
Vendi: Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë.
- Subjektet e interesuara duhet te paraqesin:
Formularin e Ofertes
Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike
Dokumentat e pronesise se siperfaqes se ambientit
Nese ofertuesi nuk eshte pronar i siperfaqes, duhet te paraqese prokuren qe e autorizon per ta dhene me qera.
Deklaratë mbi konfliktin e interesave
(Shenim: Ҫmimi i ofruar duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.)
Subjektet duhet te paraqesin oferten dhe dokumentacionin e lartpërmendur te kerkuar veçmas për secilin nga qytetet ne te cilin ndodhet ambjenti qe ofrojne me qira.
Oferta dhe dokumentacioni me poste ose pranë institucionit, e mbyllur me ngjitëse në zarf/a të firmosur ku shënohet: “Mos e hapni me përjashtim te rasteve kur është i pranishëm Komisioni i procedurës “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a” dhe jo para datës 20.12.2023 ora: 12:00.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme ose mosplotesimi i kerkesave qe duhet te plotesoje ambienti, përbën kusht skualifikues.
Agrokredit sh.a perpara kualifikimit te ofertuesve rezervon te drejten te inspektoje nga afer objektet e ofruara me qira me qellim verifikimin e permbushjes se kritereve te vendosura.
- Kriteri i përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët nga ofertuesit e kualifikuar.
Për sa më sipër jeni të ftuar të paraqisni ofertë për procedurën procedurën me objekt “Marrja me qera të zyrave për degët e Agrokredit sh.a”.