FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË

FTESË PËR TË PARAQITUR OFERTË

Drejtuar:    Subjekteve te interesuar

 

Agrokredit sh.a njofton se do të kryejë procedurën me objekt: Marrja me qera të zyrave për degët e  Agrokredit sh.a si poshtë vijon:

 

NR DEGA  SIP  M2 MINIMUM
1 Kukës 19.2
2 Peshkopi 19.2
3 Tropojë 19.2
4 Has 19.2
5 Pukë 19.2
6 Burrel 19.2
7 Shkoder 24
8 Berat 33.6
9 Skrapar 19.2
10 Tepelenë 19.2
11 Gjirokastër 19.2
12 Sarandë 19.2
13 Erseke 19.2
14 Korcë 24
15 Pogradec 24
16 Librazhd 19.2
17 Vlorë 28.8
18 Elbasan 28.8
19 Lushnjë 38.4
20 Gramsh 19.2
21 Durrës 19.2
22 Kavajë 28.8
23 Fier 38.4
24 Lezhe 19.2
25 Kombinat 28.8

 

  1. Kërkesat që duhet të plotësojë ambientet që do të merrën me qira (Specifikimet teknike):
  • Siperfaqja e ambjenteve (zyrave) të jetë jo më pak se sipërfaqja e dhënë në tabelën e mësipërme, në mënyrë që të mundësojë aktivitetin e punës për punonjësit e Agrokredit sh.a. dhe klientët.
  • Ambientet të kenë te siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike dhe uje me matës të dedikuar dhe të ketë sistem ngrohje dhe ftohje të instaluar.
  • Ambientet te jene te kompletuar me instalimet elektrike. Pas nenshkrimit te kontrates se qirase me ofertuesin e shpallur fitues, do te behet kalimi i kontratave ne perdorues per Agrokredit sh.a per energjine elektrike dhe ujin. Per kete arsye ambienti i oferuar nuk duhet te kete detyrime te prapambetura te energjise elektrike dhe ujit.
  • Ambjentet të jenë me dokumenta të rregullta ligjore, të mos ketë barrë hipotekore ose sekuestro.
  • Te jete brenda qyteteve të pasqyruar në tabelën e mësipërme, preferohet afer tregjeve te   fermereve, si dhe hyrja në godinë të garantojë shikueshmëri dhe aksesueshmëri të mirë për përfitimin e shërbimeve.
  • Ambientet e zyrave duhet te jene te boshatisur të ketë ndriçim natyral dhe të ketë tualet të kompletuar me hidrosanitare.
  • Afati i qeramarrjes do te jete deri ne daten 31 dhjetor 2024, me mundesi rinovimi ne rast dakordesimi me shkrim nga palet.

 

  1. Data e dorëzimit të ofertave: 24.12.2024 ora: 12:00.

Vendi: Agrokredit sh.a, Adresa: Rruga Elbasanit, Nr 178/1, NJA Nr.2, Bashkia Tiranë.

 

  1. Subjektet e interesuara duhet te paraqesin:
  • Formularin e Ofertes
  • Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike
  • Dokumentat e pronesise se siperfaqes se ambientit
  • Nese ofertuesi nuk eshte pronar i siperfaqes, duhet te paraqese prokuren qe e autorizon per ta dhene me qera.
  • Deklaratë mbi konfliktin e interesave

(Shenim: Ҫmimi i ofruar duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.)

 

Subjektet duhet te paraqesin oferten dhe dokumentacionin e lartpërmendur te kerkuar veçmas për secilin nga qytetet ne te cilin ndodhet ambjenti qe ofrojne me qira.

Oferta dhe dokumentacioni me poste ose pranë institucionit, e mbyllur me ngjitëse në zarf/a të firmosur ku shënohet: “Mos e hapni me përjashtim te rasteve kur është i pranishëm Komisioni i  procedurës   Marrja me qera të zyrave për degët e  Agrokredit sh.a   dhe jo para datës 24.12.2024 ora: 12:00. 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme ose mosplotesimi i kerkesave qe duhet te plotesoje ambienti, përbën kusht skualifikues.

 

Agrokredit sh.a perpara kualifikimit te ofertuesve rezervon te drejten te inspektoje nga afer objektet e ofruara me qira me qellim verifikimin e permbushjes  se kritereve te vendosura.

 

  1. Kriteri i përzgjedhjes së fituesit:  Çmimi më i ulët nga ofertuesit e kualifikuar.

 

Për sa më sipër jeni të ftuar të paraqisni ofertë për procedurën procedurën me objekt “Marrja me qera të zyrave për degët e  Agrokredit sh.a”.

 

Klikoni me poshte per te shkarkuar dokumentin e plote:

 Ftese per te paraqitur Oferte