06 Jul Analist portofoli dhe produktesh (U perzgjodh kandidati )
Posted at 11:31h
in
- Analisti i Riskut është në varësi të Përgjegjësit të Riskut, tek i cili raporton cdo veprim te procesit të punës që kryen, ai menaxhon dhe monitoron procesin e kredidhënies, që prej identifikimit të rastit potencial për huamarrje, aprovimin, miratimin deri në disbursimin e kredisë.
- Analisti i Riskut merr informacionin nga Degët e Agrokredit sh.a ,kryen kontrollin në Regjistrin e Bankës së Shqipërisë sipas formatit përkatës, e analizon dhe vlerëson gjithë informacionin e dhënë nga dega si dhe raportin e nxjerrë nga BOA, dhe i jep degës mendimin paraprak nëse duhet të vijojë apo jo me rastin nëpërmjet mesazhit elektronik.
- Analisti i Riskut pranon dhe shqyrton dosjet për miratim qe jane kompetence e Departamentit sipas ndarjes së degëve përkatëse në administrim, kontrollon ekzistencën dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të nevojshëm në dosje
- Për të gjitha kreditë që janë jane kompetence e Departamentit, sipas ndarjes së degëve përkatëse në administrim harton një relacion vlerësues për Komitetin e Riskut te Departamentit të Riskut së bashku me propozimin përkatës të cilin e paraqet në mbledhjen e Komitetit të Departamentit të Riskut.
Të dhënat e Punës
Kategoria e Punës | Risk & Collection |
Kualifikimi | Master Ekonomi / Finance |
Njohuri baze te programeve kompjuterike | MS Word,Excel,Power Point |
Eksperienca | 2 Vjet |