Aktualisht, Agrokredit sh.a ofron kredi për biznese të vogla dhe të mesme në zonat rurale, e malore të vendit.
Produkti bazë i këtij institucioni është kredia, e cila për arsye të adminstrimit dhe përmbushjes së misionit është ndarë
në dy nënprodukte. Ndarja e tyre është bërë mbi bazën e shumës së kredisë për një kredimarrës dhe konkretisht në kredi
individuale dhe SME:
Mënyra e shlyerjes së kësteve është mujore, tremujore ose gjashtë mujore, duke u vlerësuar rast pas rasti.
Kriteret për të marrë kredi Individuale:
Kredi Individuale mund të përfitojnë të gjithë subjektet fizikë dhe juridikë të cilët ushtrojnë aktivitet biznesi dhe
kanë nevojë për financime për biznese të vogla dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese. Subjektet që kërkojnë kredi
individuale duhet të plotësojnë disa kritere në përputhje me politikat vjetore të kreditit dhe rrezikut. Për këto kredi,
si garanci për kthimin huasë kryesisht vendosen pasuri të luajtshme.
Dokumentacioni që kërkohet për kreditë Individuale: