Njoftim per 2 vende te lira pune

Njoftim per 2 vende te lira pune

🔊#Agrokredit sh.a hap konkursin për 2 vende të lira pune (qendër) për  #oficer#përmbarimi

Oficeri për përmbarimin është përgjegjës për ndjekjen e ditë-përditëshme të procesit përmbarimor për kreditë me probleme në ekzekutim të detyrueshëm.

Ai/Ajo eështë përgjegjës për krijimin dhe përditësimin e databazes ku përmbahet informacioni aktual mbi proceset përmbarimore.

Ai/Ajo kryen punë të specializuara në zbatimin e procedurave ligjore dhe është përgjegjës për menaxhimin efektiv, ndjekjen dhe kontrollin e fazave të procesit përmbarimor dhe raporton tek eprorët mbi to.

Ai/Ajo sipas porosive rast pas rasti te Juristit përgjegjës për marrëdhëniet me përmbaruesit gjyqësorë dhe të Drejtorit të Departamentit për Rekuperimin Ligjor, kordinon dhe ndjek procesin përmbarimor duke bashkëpunuar me përmbaruesit gjyqësorë me të cilët shoqëria ka marrëdhënie kontraktuale për ekzekutimin e titujve ekzekutive.

Ai/Ajo vepron në përputhshmëri me rregulloret dhe procedurat e brëndshme.

Ai/Ajo përfaqëson institucionin në proceset gjyqësore të ngritura për ekzekutimin e titujve ekzekutiv.


Referencat kyçe të Përgjegjësit për ekzekutimin e titujve ekzekutive janë:

(a) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

(b) Kodi Civil

(c)Kodi i Procedurës Civile

(d)Legjislacioni për shërbimin përmbarimor

(e)Legjislacioni tregtar

(f)Manualet, rregulloret dhe urdhërat dhe udhëzimet e Agrokredit sh.a.

(g)Rregulloret e Bankës së Shqipërisë

(h)Referenca të tjera rregulluese

(i)Kodi i Etikës

 Ai/Ajo zbaton në mënyre të vazhdueshme dhe dinamike trajtimin ligjor të kredisë me probleme duke respektuar të gjitha hapat e legjislacionit në fuqi dhe manualet përkatës të Shoqërisë.

Ai/Ajo zbaton të gjitha detyrat e caktuara nga eprorët.

Ai/ajo manifeston ndershmëri, objektivitet, zell dhe kujdes për të gjitha informacionet që trajton duke realizuar funksionet e tij/saj me performancën më të lartë.

Ai/ajo mban rreptësisht sekretin profesional, sepse neglizhenca në mbajtjen e konfidencialitetit mund të dëmtoje interesat e klienteve të Agrokredit sh.a. për rrjedhojë edhe imazhin e besimit të institucionit.

Ai/ajo shqyrton dhe sqaron problematikat lindur gjatë procesit përmbarimor per ekzekutimin e titujve ekzekutive dhe raporton tek eproret duke dhënë zgjidhje efikase dhe efektive.

Ai/ajo për arritjen e objektivave dhe detyrave të caktuar krijon dhe përditëson databaza ku përmbahet informacion aktual mbi proceset përmbarimore.

Ai/ajo përgatit të gjitha shkresat e nevojshme në lidhje  me kreditë me probleme në ekzekutim të detyrueshem, për çdo fazë të procesit përmbarimor.

Ai/ajo për çështjet ligjore, jep interpretime sa herë që i kërkohet.

Ai/ajo merr pjesë dhe kryen të gjitha angazhimet dhe detyrimet e ngarkuara nga eprorët.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

Ai/ajo duhet të ketë aftësi të mira komunikimi, të jetë me integritet dhe objektivitet të lartë.

Aftësitë dhe zotësitë kryesore përfshijnë:

(a) Mendim kritik duke përdorur aresyetim ligjor dhe kuptim tërësor në leximin e përmbajtjeve shkresore, të dokumentave dhe të përditësojë problemet për  to.

(b) Aftësi të të shkruarit të qartë dhe komunikim në të folur duke transmetuar qartë zgjidhjet për problematikat ligjore dhe të dëgjimit pa ndërprerë bashkëbiseduesin.

(c) Ndjeshmëri ndaj problemeve për të kryer detyra që lidhen me punën, si dhe raportim të menjëhershëm kur diçka po shkon jo mirë apo ka tendence të tillë.

(d) Arsyetim induktiv dhe deduktiv dhe aftësi për të zbatuar rregullat e përgjithshme  duke siguruar transparencë dhe përputhshmëri ligjore me klientelën.

(e) Ai/ajo duhet të ketë zotësi për të nxjerrë konkluzione të përgjithshme nga informacione pjesore apo nga fakte të ngjarjeve që duken si të palidhura njëra me tjetrën.

(f) Ai/ajo duhet të ketë Diplomë sipas sistemit para aplikimit të Kartës së Bolonjës në Juridik ose Diplome Bachelor + Master Shkencor Kartës së Bolonjës në Juridik.

(g) Ai/ajo duhet të ketë përvojë 1 vjeçare si Jurist në fushën juridike dhe/ose  në fushën e sipërmarrjes tregtare dhe bankare.

(h) Ai/ajo duhet të ketë njohuri të programeve bazë kompjuterike si Microsoft Office dhe të sistemit IT të Agrokredit sh.a.

(i) Ai/ajo duhet të ketë njohuri të gjuhës Angleze (ose gjuhë të vendeve të BE)

(j)  Ai/ajo duhet të ketë njohuri të procedurave administrative e formale dhe të sistemeve, komunikimit me e-mail, raportimit, etj.

🔴Personat e interesuar duhet të sjellin dokumentacionin e kërkuar në adresën: Rr.“Elbasanit”, nr.178/1, Sauk, Tiranë deri në datën 21 dhjetor 2020.

  1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Agrokredit sh.a.
  2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional

🔺Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen.

Ju faleminderit!