19 Nov Njoftim për vende të lira pune
Posted at 12:56h
in Lajme
”Agrokredit”sh.a. kërkon të punësojë #Oficer #kredie në Pukë, Kavajë, Vlorë, Berat, Skrapar, Peshkopi, Burrel, Kukës, Has, Tropojë, Rrogozhinë.
Detyrat e përgjithshme
- Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
- Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit
- Të promovojë produktet e Agrokredit sh.a. tek klientët potencial
- Të vlerësojë për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
- Të analizojë në vend biznesin e klientit Miratimin e kredive brenda kufijve të caktuar dhe dërgimin e kërkesave tek menaxhmenti për miratim.
- Njohje me aplikantët për të marrë informacion lidhur me kërkesat e kredisë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth procesit.
- Analizë e gjendjes financiare të aplikantëve, kreditë dhe vlerësimet e pronave për të përcaktuar mundësinë e dhënies së kredive.
- Prezantimi i llojeve të ndryshme të kredive dhe opsioneve të kreditit që janë në dispozicion, si dhe kushtet e këtyre shërbimeve.
- Vigjilent ndaj llojeve të reja të kredive, shërbimeve dhe produkteve të tjera financiare për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve.
- Dorëzim i aplikimit për kredi tek analistët e kredive për verifikim dhe rekomandim.
- Negocimi i aranzhimeve të pagesave me klientët të cilët kanë kredi me vonesë.
- Promovim i shërbimeve financiare që mund të plotësojnë nevojat e klientëve.
- Analizë e tregjeve të mundshme të kredisë dhe zhvillim i një rrjeti referuese për të gjetur prospektet për kredi.
- Përgatitja e raporteve për t’i dërguar klientëve në ditë vonese dhe për ta përcjellë drejt aksionit të Collection.
- Organizim për mirëmbajtjen dhe likuidimin e pronave/kolateraleve.
- Përgatitja e kërkesava drejtë gjykatës për transferimin e titujve.
Kualifikimi dhe eksperienca
- Të ketë minimalisht diplomë të nivelit bachelor
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
- Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
- Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
- Eksperienca e punës drejtpërdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh
Personat e interesuar duhet të sjellin dokumentacionin e kërkuar në adresën: Rr.“Elbasanit”, nr.178/1, Sauk, Tiranë deri në datën 21 dhjetor 2020.
- Kërkesë për t’u punësuar pranë Agrokredit sh.a.
- CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen.
Ju faleminderit!