Agrokredit u themelua në vitin 1999 nga qeveria shqiptare me emrin “Fondi Financimit të Zonave Malore – FFZM” si një institucion jo fitimprurës.
Në vitin 2002, FFZM u shndërrua në një Institucion Financiar jo Bankë. Në vitin 2009, u bë një shoqëri aksionere me emrin “Shoqëria e Pare Financiare e Zhvillimit – FAFDC.”
Në vitin 2019, kompania ndryshoi emrin në Agrokredit për t’u përshtatur me misionin e saj. Qëllimi kryesor i Agrokredit është të ofrojë akses në burime financiare për individët dhe bizneset në zonat rurale dhe malore.
Nëpërmjet Agrokredit, qeveria shqiptare ka mundësuar akses në tregun financiar për rreth 7% të sipërmarrjeve dhe familjeve bujqësore.
Gjatë jetës së saj, Agrokredit ka realizuar si misionin social ashtu edhe atë financiar. Kompania ka financuar më shumë se 30,000 individë, familje dhe sipërmarrje me një vlerë totale disbursimesh prej afro 90 milion euro.
Kapitali i paguar i Agrokredit në themelim ishte 1.14 miliard lek, ndërsa në fund të vitit 2019 kishte arritur në 1.26 miliard lek, me një rritje prej 51 milion lek. Sot, Agrokredit operon në 90% të territorit të Shqipërisë me 30 zyra dhe 133 punonjës.